Ndeshjet kombëtare ‘tmerr’ për Real Madrid, humbin disa lojtarë

Real Madrid veçse ka njoftuar se lojtarët si Toni Kroos dhe Fede Valverde janë lënduar.

Sport

25/03/2021 13:01

Mirëpo, kësaj liste duket se i është shtuar edhe mesfushori i kombëtares Kroate, Luka Modric, transmeton lajmi.net.

Ky i fundit pësoi një lëndim kur u bë lojtari me më së shumti paraqitje (134) për Kroacinë duke barazuar kështu ish-legjendën Darijo Srna.

Modric pësoi një faull të keq në kyçin e majtë dje dhe në fund të lojës ai u largua nga fusha duke çaluar.

Akoma nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen tjetër të Kroacisë ndaj Qipros më 27 mars, apo është lënduar.

Në qoftë se konfirmohet lëndimi i tij, atëherë Real Madrid mund të jetë pa Modricin në ndeshjen kundër Liverpool./Lajmi.net/