Manchester United dhe Tottenham në garë për yllin e Real Madridit
Manchester United dhe Tottenham së fundmi janë të lidhur me sulmuesin e Real Madridit, Lucas Vazquez, kontrata e të cilit skadon në verë.
Sport
Sipas Todo Fichajes, “Los Blancos” nuk do t’i ofrojnë kontratën që kërkon spanjoll, që nënkupton se sulmuesi pas disa muajve do largohet, përcjellë lajmi.net.
Media e lartë përmendur, ka konfirmuar se Manchester United dhe Tottenham janë duke garuar se bashku me Napolin dhe Evertonin që të nënshkruajnë me Vazquezin.
Vazquez vazhdon të shkëlqejë nën urdhrat e Zidanes, derisa këtë edicion herë ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë dhe herë si sulmues i krahut.
Me aventurën e tij që pritet të mbyllet në “Santiago Bernabeu”, spanjolli është i hapur për kalimin në Premierligë.
United dhe Tottenham shihen si favoritët edhe pse ende asnjëra skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare./Lajmi.net/