I hodhi fanellën kundërshtarit, Haaland kërkon falje për veprimin e bërë
Erling Haaland ka kërkuar falje për veprimin e tij që ka bërë në barazimin 2-2 me Koln.
Sport
Borussia Dortmundi barazoi në udhëtim tek Koln kë kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, Haaland u zëvendësua nga trajneri, Eden Terzic, por më pas novegjezi dukej se nuk ishte i kënaqur me vendimin.
Haaland duke dalë nga fusha, nuk u ndal tek shtabi teknik, por shkoi drejt e në zhveshtore. 20 vjeçari i hodhi fanellën një kundërshtari, me sa duket që i kishte kërkuar të shkëmbente fanellën me të.
Disa ditë ndeshjes, në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Haaland ka kërkuar falje për veprimin e bërë.
“Isha shumë i mërzitur pas ndeshjes. Bëra një veprim të gabuar duke ia hedhur fanellën djalit që e kërkoi atë”, tha ai.
“Kërkoj falje për këtë. Nuk mund ta kontrolloja veten sepse isha i mërzitur nga ajo çfarë ndodhi”, përfundoi Erling Haaland./Lajmi.net/
Haaland didn’t look happy after the full time whistle ? pic.twitter.com/xNz2mVrGLi
— ESPN FC (@ESPNFC) March 20, 2021