Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për diskutimin rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Gjatë seancës u zhvilluan debate të ashpra politike, ku përfaqësues të pushtetit dhe opozitës shkëmbyen akuza për bllokadë institucionale dhe mungesë bashkëpunimi në arritjen e një marrëveshjeje. Në këtë seancë u raportua edhe tërheqja e dy…
Lajme
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për diskutimin rreth zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Gjatë seancës u zhvilluan debate të ashpra politike, ku përfaqësues të pushtetit dhe opozitës shkëmbyen akuza për bllokadë institucionale dhe mungesë bashkëpunimi në arritjen e një marrëveshjeje.
Në këtë seancë u raportua edhe tërheqja e dy kandidaturave të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, duke e lënë procesin pa një emër konkret të unifikuar.
Seanca u mbyll pa arritur ndonjë vendim për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa mbetet e paqartë se si do të vazhdojë procesi në ditët në vijim. /Lajmi.net/