Kurti: Pengesa për Presidentin vjen nga kalkulimet për koalicione të ardhshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvend se një nga arsyet kryesore të bllokadës në procesin e zgjedhjes së Presidentit lidhet me preferencat e partive opozitare për koalicione paszgjedhore. Ai tha se këto zhvillime po krijojnë pengesa në arritjen e një marrëveshjeje politike dhe, sipas tij, po bëhen me qëllim të dëmtimit të…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvend se një nga arsyet kryesore të bllokadës në procesin e zgjedhjes së Presidentit lidhet me preferencat e partive opozitare për koalicione paszgjedhore.
Ai tha se këto zhvillime po krijojnë pengesa në arritjen e një marrëveshjeje politike dhe, sipas tij, po bëhen me qëllim të dëmtimit të Lëvizja Vetëvendosje.
“Koalicionet parazgjedhore janë formë e ndershme e marrëveshjes politike, sepse qytetarët e dinë paraprakisht se kush do të qeverisë bashkë. Por sot kemi situatë ku po refuzohen këto marrëveshje, ndërsa po krijohen pritje për koalicione paszgjedhore të padeklaruara. Kjo është një pjesë e madhe e arsyes së bllokadës”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi se përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit është e përbashkët e të gjitha partive, duke shtuar se çdo vonesë në proces po ndikon në funksionimin institucional të vendit. /Lajmi.net/