Konjufca në Kuvend: “Çka lyp e gjen” – opozita po synon edhe një përgjigje nga qytetarët

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se opozita po vazhdon, sipas tij, me bllokada institucionale që kanë çuar vendin në disa kriza politike ndër vite. Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar tri kriza politike: e para në vitin 2020 për rrëzimin e qeverisë, e…

Lajme

27/04/2026 19:11

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se opozita po vazhdon, sipas tij, me bllokada institucionale që kanë çuar vendin në disa kriza politike ndër vite.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar tri kriza politike: e para në vitin 2020 për rrëzimin e qeverisë, e dyta në vitin 2025 për pamundësimin e formimit të qeverisë, dhe e treta, sipas tij, po tentohet përmes procesit të zgjedhjes së Presidentit.

“Këta në dy krizat i kanë marrë dy përgjigje, tash po e duan edhe përgjigjen e tretë nga qytetarët. Populli thotë ‘çka të lyp e gjen’, e këta po e kërkojnë atë përgjigjen e tretë”, u shpreh Konjufca.

Ai shtoi se veprimet e opozitës po e shtyjnë vendin drejt pasigurisë institucionale dhe zgjedhjeve të reja. /Lajmi.net/