Konjufca dhe Mulhaxha-Kollçaku heqin dorë nga kandidatura për President

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për President, Glauk Konjufca, është tërhequr nga gara për kreun e shtetit. Tërheqjen ai e bëri të ditur para deputetëve të partisë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohej çështja e zgjedhjes së Presidentit. “Unë tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca. Po ashtu, nga…

Lajme

27/04/2026 19:15

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për President, Glauk Konjufca, është tërhequr nga gara për kreun e shtetit.

Tërheqjen ai e bëri të ditur para deputetëve të partisë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohej çështja e zgjedhjes së Presidentit.

“Unë tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Po ashtu, nga kandidatura është tërhequr edhe kandidatja tjetër e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

“Edhe unë tërhiqem”, u shpreh ajo para deputetëve. /Lajmi.net/