Shokuese, luftëtarja e MMA kolapson dy herë gjatë matjes së peshës

Luftëtarja e MMA,  Julija Stoliarenko ka kolapsuar në skenë gjatë matjeve të peshës.

Sport

19/03/2021 17:52

Stoliarenko duhej të ndeshej me luftëtaren Julia Avila në kuadër të “bantamweight”, transmeton lajmi.net.

Stoliarenkos i ra të fikët dhe pësoi një krizë, më pas 27 vjeçares iu rikthye vetëdija dhe u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Ndeshja e saj me Avila do të duhej të ndodhte nesër në mbrëmje si lufta e parë natën e duelit të Derek Brunson me Kevin Holland.

Më poshtë mund të shihni momentin./Lajmi.net/