Ylli i Real Madrid kërkohet nga Inter Miami

E ardhmja e veteranit të Real Madrid, Marcelo, është lidhur me Ligën e Amerikës MLS, konkretisht klubin Inter Miami.

Sport

16/03/2021 21:10

Inter Miami, i cili është klub nën drejtimin e David Beckham thuhet se do provojë të transferojë lojtarin e Real Madrid, Marcelon, transmeton lajmi.net.

Braziliani, po shkon drejt moshës së penzionimit dhe largimi nga Los Blancos është i mundur.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe konkurrenca me Ferland Mendyn mund edhe ta largojë nga klubi.

France Football raportoi se Beckham dhe Marcelo kanë një marrëdhënie të mirë se bashku, gjë që do të ndikonte në transferimin e 32 vjeçarit.

Kontrata e Marcelos me Real Madridin përfundon në verën e vitit të ardhshëm./Lajmi.net/

Marcelo stalks Roberto Carlos | Football24 News English