Koeman optimist: Asgjë nuk është e pamundur, duhet të paraqitemi mirë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman me besim të plotë u deklarua para ndeshjes kundër PSG-së.

Sport

09/03/2021 14:58

Katalunasit humbën ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultat të thellë 1 – 4, ndërsa synojnë përmbysjen në “Parkun e Princave”, transmeton lajmi.net.

Para ndeshjes, Koeman në një konferencë për shtyp tha se nuk është e pamundur dhe se duhet të jenë klinik para golit që të arrijnë përmbysjen.

“Shpresoj të jetë më ndryshe se ndeshjen e parë dhe varet në mënyrën si nisim ndeshjen, në energjinë që vendosim për të bërë vështirë për kundërshtarin”.

“Ata ishin shumë klinik në ndeshjen e parë dhe ne duhet të jemi tani. Jemi skuadër që gjithmonë krijon shanse. Nëse jemi klinik, asgjë nuk është e pamundur”.

“Fitorja ndaj Sevilla na ka dhënë besim, edhe pse nuk mund ta krahasojmë përmbysjen ndaj Sevillas me këtë provë”.

“PSG është e fortë dhe synon ta fitojë Ligën e Kampionëve. Duhet të kompletojmë paraqitjen që të rikthehemi”.

“Barcelona gjithmonë shkon për fitore dhe shpresojmë se do ta bëjmë të vështirë për ta”, përfundoi ai.

Ndeshja mes PSG-së dhe Barcelonës zhvillohet nesër duke nisur në ora 21:00./Lajmi.net/