Barcelona publikon listën e të ftuarve ndaj PSG-së, mungon Araujo

Barcelona ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar ndaj PSG-së në fazën e 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/03/2021 13:36

Te katalunasit do vazhdojë të mungojë qendërmbrojtësi Ronald Araujo, që është duke u shëruar nga lëndimi, se bashku me yjet e tjerë si Philippe Coutinho dhe Ansu Fati, përcjellë lajmi.net.

Lista e plotë e katalunasve:

Ter Stegen, Dest, Sergio, Griezmann, Pjanic, Braithwaite, Messi, Dembele, Puig, Neto, Lenglet, Pedri, Trincao, Alba, De Jong, Umtiti, Junior, Pena, Ilaix, Mingueza, Konrad.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1 – 4 në të mirë të PSG-së dhe blaugranasit do synojnë përmbysjen./Lajmi.net/