Pele emëron futbollistin që e sheh si trashëgimtar: Unë e shoh veten tek ai

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Pele, ka treguar lojtarin që e konsideron sikurse trashëgimtar të tij.

Sport

06/03/2021 13:24

Në një intervistë me Le Parisien, legjenda e Brazilit, Pele, tha: “Kylian Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im, dhe nuk po e them këtë si shaka”, transmeton lajmi.net.

Ai tutje tregoi se si e sheh veten e tij në lojtarin francez. “Ai ka një shpejtësi të madhe dhe mund të driblojë njësoj sikurse unë”, thotë Pele.

Kjo është një zemërgjerësi e madhe nga Pele, duke marrë parasysh zakonin e tij për të rritur golat e tij sa herë që dikush i afrohet thyerjes së rekordit të tij.

Ai është i impresionuar me yllin e PSG dhe kjo do të thotë shumë për Mbappen.

Në këtë sezon, Mbappe ka shënuar 23 gola në të gjitha garat tashmë, ku 18 nga ata vijnë prej Ligue 1./Lajmi.net/