Di Maria rikthehet ndaj Brest, PSG konfirmon mungesat
Paris Saint Germain ka konfirmuar mungesat në skuadër për ndeshjen ndaj Brest.
Sport
PSG ka konfirmuar mungesat në skaudër para ndeshjes së xhiros së 30-të ndaj Brest, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Paris Saint Germain ka konfirmuar mungesat në uebfaqen e klubit, Angel Di Maria dhe Marco Verrati do jenë të gatshëm për ndeshje.
Ndërsa, Moise Kean i cili është infektuar me COVID-19 do mungojë, Neymar është duke u stërvitur pjesërisht por nuk është i gatshëm.
Juan Bernat dhe Alessandro Florenzi nuk do jenë të gatshëm për këtë ndeshje./Lajmi.net/
Medical update ahead of #SB29PSG ?https://t.co/zJ6t0N9AGx
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 5, 2021