E mitura u larguar nga shtëpia, babai kupton më pas se është martuar
Një burrë nga Lipjani ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe se më pas ka kuptuar se është martuar me një të mitur.
Lajme
Siç njofton PK, viktimën e ka marrë familja e saj, kurse i dyshuari është liruar.
“Lipjan 27.02.2021-13:15. Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ,dhe më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull kosovar. Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së .Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar .Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/