Vendimi për të ardhmen, Ronaldo mund të largohet nga Juve

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi.

Sport

26/02/2021 22:12

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të konsiderojë largimin nga Allianz Stadium, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit, Juventus është i gatshëm ti ofrojë një marrëveshje të re, por Cristiano Ronaldo ende nuk ka vendosur nëse do qëndrojë në Torino apo jo.

Vendimi i portugezit thuhet që do të bazohet në ndeshjen me Porton, në rast se Juventus humb këtë ndeshje dhe eliminohet, atëherë Ronaldo mund të konsiderojë largimin nga Juventusi.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, Juventusi humbi ndeshjen e parë ndaj Portos me rezultatin 2-1. Tani skuadrat do të ndeshen në ndeshjen kthyese në Torino, ku Juve do kërkojë kualifikimin tutje./Lajmi.net/