Lajçak, edhe pak për hartën: Ky rast tregon rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se keqkuptimi për hartën ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, është shembull pse diaolgu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm.

Lajme

25/02/2021 19:42

Këtë reagim emisari special e bëri pasi tha se u keqkuptua harta ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Pas kësaj, Lajçak ka shtuar edhe diçka më tepër në postimin e tij ku tenton të sqarohet lidhur me hartën.

Ai është shprehur se kjo jep një shembull pse dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi është i rëndësishëm, pra që çështje të tilla të mos shkaktojnë më keqkuptime.

“Dhe sot është një shembull pse Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndërsa, në postimin ngjitur ai më herët tha se është keqkuptuar harta e cila është bërë lajm.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, theksoi Lajçak. /Lajmi.net/ 

Lajçak tenton të arsyetohet pak, publikon fotografi të hartës së Kosovës në zyrën e tij