Lajçak tenton të arsyetohet pak, publikon fotografi të hartës së Kosovës në zyrën e tij
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar rreth çështjes së hartës e cila u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.
Lajme
Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.
Kështu shkruan ai në Twitter, ku edhe ka publikuar disa fotografi më afër hartës.
“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak. /Lajmi.net/
As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021