Lajm i mirë për Juventusin, Arthur mund të rikthehet ndaj Portos

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo ka vazhduar me terapinë për lëndimin në gju dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese ndaj Portos.

Sport

24/02/2021 11:40

Sipas Tuttosport, “Bianconerët” janë duke bërë gjithçka që ta shmangin operacionin për brazilianin, që u transferua nga Barcelona në verën e shkuar, përcjellë lajmi.net.

Arthur është duke kaluar nëpër disa seanca vetëm që të rikthehet për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, 24-vjeçari pësoi lëndim në fitoren ndaj Romas me 6 shkurt.

Në këto dy javë, Arthur ka punuar shumë që të rikthehet sa më parë dhe synon të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj klubit portugez./Lajmi.net/