Gasperini: Për Atalantan është krenari të takohemi me Real Madridin, skuadra më e suksesshme në botë

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini thotë se janë krenar që do përballen kundër Real Madridit.

Sport

23/02/2021 14:41

Dy skuadrat do zhvillojnë nesër ndeshjen e parë në Itali dhe synojnë rezultat pozitiv, në mënyrë që të ketë avantazhin për ndeshjen kthyese, përcjellë lajmi.net.

Gasperini ka folur në konferencë para ndeshjes së rëndësishme kundër klubit italian.

“Është kohë e mirë për ne se çfarë jemi duke bërë në ligë. Jemi në periudhë të rëndësishme, kemi arritur në finale të Kupës”.

“I vetmi pendim është mungesa e tifozëve. Shpresonim që do arrinim në këtë pikë me tifozët, por nuk ndodhi”, tha fillimisht ai.

Tutje, Gasperini deklaroi se Real Madridi është skuadra më e suksesshme në botë dhe përballja me ta është krenari për Atalantan.

“Real është skuadra më e suksesshme në botë, kanë shumë të ardhura dhe famë. Për Atalantan, është krenari takimi me këtë klub, pastaj vjen ndeshja. Duhet të mendojmë për ndeshjen”.

“Janë mësuar duke luajtur në këtë garë dhe janë shumë të rrezikshëm edhe pa disa lojtarë të tyre. Kush do prej tyre që hynë në fushë është titullar. Ne duam të impresionojmë për mirë”, vazhdoi Gasperini.

Në fund, trajneri u shpreh se shkaku i mungesës së eksperiencës në këtë garë mund t’i motivojë lojtarët.

“Entuziazëm, ne nuk jemi mësuar të luajmë në këto ndeshje, derisa ata kanë luajtur me skuadra shumë më të famshme se ne. Për ne, mbetet ngjarje, kemi shumë motivim”, përfundoi ai./Lajmi.net/