Kroos: Nëse Alaba është titullar te Bayern, atëherë dëshmon se ka kualitet për të luajtur te Reali

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është i gatshëm që të luajë së bashku me mbrojtësin David Alaba, që ka paralajmëruar largimin në verë nga Bayern Munich.

Sport

22/02/2021 16:32

Sipas Marca, austriaku ka zgjedhur kalimin te “Los Blancos”, ku do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 13 milionë euro për sezon, transmeton lajmi.net.

I pyetur për ardhjen e Alaba, gjermani tha se Alaba ka kualitetin që të luajë në fanellën e Realit.

“Nëse Alaba është titullar te Bayern, atëherë më siguri që dëshmon se ka kualitet për të luajtur në Madrid”.

“Kjo është e qartë, por duhet të presim që të shohim çfarë do ndodh në fund”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për Realin, është kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/