Natyra Kuçi akuzon QPS-në në Pejë për neglizhencë në rastin e Arlinda Zekajt: E kanë kapur njerëzit e LDK-së, janë të korruptuar

Natyra Kuçi nga PSD, ka publikuar një video-incizim ku flet për Qendrën për Punë Sociale dhe sipas saj neglizhencën në rastin e Arlinda Zekajt. Ajo për QPS-në në Pejë ka thënë se është qendra ku strehohen njerëzit e LDK-së, ku korruptohen ata zyrtarët aty dhe i punësojnë disa familjarë. “Arlinda në QPS e ka pas…

Lajme

01/11/2026 21:36

Natyra Kuçi nga PSD, ka publikuar një video-incizim ku flet për Qendrën për Punë Sociale dhe sipas saj neglizhencën në rastin e Arlinda Zekajt.

Ajo për QPS-në në Pejë ka thënë se është qendra ku strehohen njerëzit e LDK-së, ku korruptohen ata zyrtarët aty dhe i punësojnë disa familjarë.

“Arlinda në QPS e ka pas kërkesën më të madhe me ia kthy djalin sepse kunati ia ka kidnapu, ia ka marë prej dorës kur baba nuk ka qenë aty dhe Arlinda nuk e ka parë 4 muaj. 4 muaj i është lutur zyrtarëve si Albulena Muja Bajraktari e cila është drejtoreshë e Drejtoratit, te Shpresa Lutaj që është ushtruese e detyrës për vite të tëra e nuk ka të drejtë, te Shpati i cili me dorën e tij e shkruan që djali po don me nejt me djalin dhe qikën e agjës dhe i injoron krejt ato raporte që i dërgon Arlinda dhe tregon se agja ka të kaluar kriminale dhe duhet fëmija të qëndroj me nënën se baba është në Amerikë. Për katër muaj i injorojnë këto thirrje të gjithë këta zyrtarë të QPS-së”, ka thënë Kuçi.

Ajo ka treguar pse sipas saj i injorojnë.

“Shpati është drejtpërdrejt i zgjedhur nga Gazmendi, qëndrim Sheremeti zyrtari që i nënshkruan qëto të QPS-së është vëllai i Durim Sheremetit që ka qenë shef i kabinetit për vite i Gazmendit, albulena motrën e ka në komunë dhe një vajzë të tezës ose të hallës e kish të punësuar në Komunë. Pra, këta njerëz nuk janë të thirrur t’i intervistojnë fëmijët, këta njerëz nuk janë të thirrur për të marrë vendim për fëmijët në Pejë, të cilët shkojnë aty, intervistohen pa psikolog, pa përkthyes, nuk e marrin parasysh që janë manipuluar për javë të tëra nga agja, djali i agjës, janë kërcënuar për gjendjen emocionale. Këta marrin vendim aty ku shkon intervenca, ku shkon leku sepse këta janë njerëz që rrinë të heshtur përballë gazit që ua ka punësuar familjarët”, ka thënë Kuçi.

Ajo ka kritikuar Zyrën për Barazi Gjinore në Pejë që nuk kanë reaguar pasi ka thënë se janë të kapur dhe të korruptuar.

“Në këtë gjë, në këtë situatë këta janë në gjendje ta mbrojnë njëri tjetrin sepse janë të lidhur rreth një gjëje të përbashkët punësimit të familjarëve, korrupsionit dhe me i ndihmu palëve që kanë pare e kanë intervenca. Përndryshe nuk spjegohet në asnjë vend të botës, që nje fëmijë të rrinë pa nënën në shtëpinë e xhaxhait pa vendim Gjykate duke mos e pasur prindin tjetër këtu”, ka shtuar Kuçi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: