Benzema mungon në sfidën ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, nuk do jetë i pranishëm në ndeshjen me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

22/02/2021 14:34

Sulmuesi francez, Karim Benzema, nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen ndaj Atalantas në Bergamo, transmeton lajmi.net.

Sipas “Deportes Cuarto”, 33 vjeçari nuk do jetë në gjendje fizikë të jetë gati për ndeshjen me italianët në Ligën e Kampionëve. Sipas artikullit Benzema do vazhdojë rikuperimin në kampin stërvitor të “Los Blancos” në Valdebebas.

Francezi është njëri nga figurat kryesore të Realit këtë sezon, ai ka shënuar 17 gola këtë sezon dhe gjatë dy sezoneve të fundit ka 57 gola.

Benzema i bashkohet mungesave tanimë të konfirmuara si: Sergio Ramos, Eden Hazard, Marcelo, Dani Carvajal, Fede Valverde, Rodrygo Goes, Alvaro Odriozola dhe Eder Militao./Lajmi.net/