Filipe Luis për Hazard: Ai mund të ishte më i miri, por i mungon ambicia

Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Atletico Madridit, Filipe Luis, ka deklaruar se Eden Hazard mund të ishte më i miri në botë por që atij i mungon ambicia.

Sport

22/02/2021 11:19

Filipe Luis ka delaruar se Eden Hazard është njëri nga lojtarët më të mirë që është stërvitur me të, por se belgu nuk stërvitej si duhet dhe i mungon ambicia për të qenë më i miri, transmeton lajmi.net.

“Eden, bashkë me Neymar, janë lojtarët më të mirë që kam luajtur përkrah, bashkë me Messi”, tha ai.

“Ai nuk stërvitej mirë. Pesë minuta para ndeshjes, e shihnim atë duke luajtur Mario Cart në telefonin e tij. Ne fillonim nxemjen dhe ai vinte me këpucët e pa lidhura”, tha Luis.

“Pastaj, askush nuk mund t’ja hiqte topin nga këmba. Ai driblonte tre apo katër lojtarë dhe vendose fatin e ndeshjes vet”, tha braziliani.

“Hazard ka shumë talent, ndoshta i mungon ambicia e të qenurit më i miri në botë, sepse ai mund të ishte”, përfundoi Felipe Luis./Lajmi.net/