A po fillon edhe një përçarje? Qunit i vjen reagimi i parë nga zyrtari i LDK-së
Anton Quni sonte zbuloi se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. I pari që ka reaguar nga LDK është Muhamet Hamiti.
Lajme
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hamiti thotë se ‘kandidaturat e vetëshpallura janë pretendime”
“‘Pretendent’ apo ‘kandidat’? Kanë dallim kuptimor. Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet.”, thotë Hamiti.
“Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë.”, shtoi ai.
‘Pretendent’ apo ‘kandidat’?
Ka dallim kuptimor te këto
fjalë/koncepte.
Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe…Posted by Muhamet Hamiti on Friday, February 19, 2021
Quni tha se nëse vjen në krye të partisë, do të rikthejë pjesën e LDK-së që iu bashkua VV-së në listën zgjedhore.
Pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, Isa Mustafa dhe Kryesia e partisë ofruan dorëheqjen.
LDK u rendit e treta duke marrë vetëm 13 për qind të votave.