ZYRTARE: Llapi nënshkruan me Venhar Hysenin

Llapi ka njoftuar transferimin e sulmuesit të krahut, Venhar Hyseni.

Sport

16/02/2021 16:23

Hyseni më herët ishte te skuadra e Ramiz Sadikut, derisa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën e Tahir Batatinas, shkruan lajmi.net.

Komunikata e klubit pa ndërhyrje:            

“Mirësevjen Venhar Hyseni!

Sulmuesi i krahut, 18 vjeçar, Venhar Hyseni nënshkruan për 3 vite me Llapin

Podujevë, 16 shkurt 2021 – Venhar Hyseni është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit në vazhdim të kampionatit. Hyseni, reprezentues i Kosovës U19, vie nga juniorët e Ramiz Sadikut. Para pak çasteve, ai nënshkruajti kontratë tre vjeçare me Llapin.

Venhar Hyseni, i lindur më 14.06.2002 në Prishtinë është sulmues që luan në të dy krahët. Hyseni është anëtar i Përfaqësueses së Kosovës U19. Insistues për ta pasur në skuadër Hysenin ishte vetë kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina, i cili pret nga ai që brenda një kohe të shkurtër të jetë ndër futbollistët kryesor të skuadrës. Edhe vetë futbollisti, Venhar Hyseni u shpreh i kënaqur me ofertën e klubit dhe premtoi më të mirën nga vetja për ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit”, shkroi klubi në Facebook./Lajmi.net/