Alaba nesër do njoftojë largimin nga Bayerni, prioritet kalimi te Real Madrid

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba nesër do njoftojë se në fund të sezonit do largohet nga "Allianz Arena".

Sport

15/02/2021 23:43

Sipas Bild, austriaku ka vendosur të provojë një aventurë tjetër larg Bundesligas, përcjellë lajmi.net.

Alaba prioritet e ka kalimin te Real Madridin, skuadër me të cilën thuhet se ka arritur marrëveshje për katër vitet e ardhshme me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Por, Bild, raporton se Alaba gjithashtu tani është i hapur për kalimin në Premierligë, ku kërkohet nga top klubet evropiane, si Chelsea, Liverpool dhe Manchester City.

Ndërkohë, edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano njoftoi se kontrata e Alaba me Realin është gati dhe mungon vetëm nënshkrimi.

Derisa, klubet e tjera janë duke provuar t’ia ndryshojnë mendjen lojtarit, që ëndërron të jetë në fanellën e “Los Blancos”./Lajmi.net/