Ramos dhe Perez afër të dakordohen për rinovimin e kontratës

Sergio Ramos dhe Fiorentino Perez kanë zhvilluar një bisedë ndërmjet tyre, ku spias "Mundodeportivo" dyshja kanë biseduar për rinovimin e kapitenit.

Sport

14/02/2021 12:22

Sergio Ramos është afër të nënshkruajë kontratën e re pas bisedës me presidentin e Real Madridit, Fiorentino Perez, transmeton lajmi.net

Kontrata e Sergio Ramos vazhdon të jetë njëra nga temat kryesore në Spanjë, dhe sipas “Mundodeportivo.com”, thuhet se akordi nuk është larg.

Lojtari dhe Florentino Pérez kanë folur këto ditë lidhur me gjendjet e tyre përkatëse shëndetësore. Kjo pasi Sergio Ramos është duke u rikuperuar nga operacioni i tij dhe Florentino Pérez është duke u rikuperuar nga COVID-19 duke pritur për një testim negativ nesër për ta lejuar atë të kthehet në një jetën normale.

Sipas “Mundodeportivo”, biseda ishte kryesisht për gjëra personale, por shërbeu për të vendosur një “urë lidhëse” për rinovimin e kontratës së kapitenit.

Real Madrid mbetet i vendosur në propozimin e tyre dy-vjeçar, duke insistuar që Sergio Ramos të ulë pagën 10% për shkak të COVID-19. Lojtari, nga ana e tij, vazhdon të këmbëngulë se ai dëshiron të pensionohet në Real Madrid, por nuk e pranon atë ofertë.

Në atë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar, por sipas artikullit, këto biseda midis Sergio Ramos dhe Florentino Pérez mund të jenë qelësi i rinovimit të kontratës./Lajmi.net/