Nën përcjellje të policisë, nis shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nëpër komuna

Nga depoja qendrore Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur shpërndarja e fletëvotimeve dhe materialit tjetër të ndjeshëm zgjedhor për në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

Lajme

13/02/2021 10:33

Kamionët në të cilët ndodhet materiali i ndjeshëm zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet, janë nisur nën përcjelljen e Policisë e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se edhe për këtë proces zgjedhor janë shtypur 10 përqind më pak fletëvotime se sa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas tij kjo nuk do shkaktojnë ndonjë telashe sepse kanë fletëvotime rezervë.

“Jemi tek qendra e numërimit dhe rezultateve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas planifikimit dhe planit operacional ka filluar shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Ky material po shpërndahet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe i njëjti do të dërgohet në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës ndërkaq nesër në orët e hershme të mëngjesit do të shpërndahet për në qendrat e votimit”. /Lajmi.net/