AKB: Kriza kushtetuese u shmang – kriza e re ekonomike sapo ka filluar

Kosova shmangu krizën kushtetuese dhe politike, por rrezikon pasoja të rënda ekonomike. Shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas AKB-së ka shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës kushtetuese, por vendi tashmë po përballet me një pasiguri të theksuar ekonomike, me pasoja të drejtpërdrejta për bizneset dhe qytetarët. “Në mungesë të institucioneve funksionale, ekonomia…

Lajme

29/04/2026 10:03

Kosova shmangu krizën kushtetuese dhe politike, por rrezikon pasoja të rënda ekonomike.

Shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas AKB-së ka shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës kushtetuese, por vendi tashmë po përballet me një pasiguri të theksuar ekonomike, me pasoja të drejtpërdrejta për bizneset dhe qytetarët.

“Në mungesë të institucioneve funksionale, ekonomia e Kosovës mbetet pa orientim të qartë zhvillimor, duke rrezikuar, bllokimin e vendimmarrjes ekonomike ,hezitimin e investitorëve vendorë dhe të huaj, vonesën e projekteve kapitale dhe atyre të EU si dhe rritjen e pasigurisë në treg e Kosovës”.

Aleanca Kosovare e Bizneseve  thekson se ekonomia nuk mund të mbetet peng i zhvillimeve politike. Çdo vonesë në rikthimin e funksionalitetit institucional po i kushton drejtpërdrejt sektorit privat.

Në këtë drejtim, AKB kërkon: 

1.Shpalljen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike

2.Respektimin e afateve kushtetuese dhe ligjore

3.Krijimin pa vonesë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve

4.Të hiqet mendësia politike  nëse nuk jam unë bllokohet shteti.

Sipas AKB-së, vetëm përmes institucioneve stabile dhe legjitime mund të rikthehet besimi i biznesit, të sigurohet vazhdimësia e zhvillimit ekonomik dhe të parandalohet thellimi i krizës. “Kosova nuk ka kohë për humbje. Çdo ditë pa institucione funksionale është një ditë më pak zhvillim”.