Zidane merr lajme të mira përpara ndeshjes ndaj Valencia

Real Madridi ka pranuar lajme të mira nga seanca stërvitore para ndeshjes me Valencian në La Liga.

Sport

12/02/2021 19:39

Zinedine Zidane ka qenë njëri nga trajnerët me më së shumti probleme kur vjen puna te mungesa e lojtarëve këtë sezon.

Eden Hazard është përfshirë në nëntë lëndime me Los Blancos që nga transferimi i tij në këtë klub, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Zidane ka pranuar lajme të mira në seancën e fundit stërvitore, pasi është parë rikthimi i Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez.

Militao, Rodrygo, Valverde, Odriozola dhe Sergio Ramos nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Valencias, e cila zhvillohet më 14 shkurt./Lajmi.net/