Real Madrid në ‘krizë’, një tjetër lojtar i lënduar

Los Blancos fituan ndeshjen e tyre ndaj Getafes në kuadër të La Ligas, me rezultat 2-0.

Sport

09/02/2021 23:55

Me golat e shënuar nga Karim Benzema 60′ dhe Ferland Mendy 67′, Real Madrid fitoi tre pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Marcelo iu është nënshtruar disa testeve ku është konkluduar se ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Valencias më 14 shkurt.

Lista e plotë e lojtarëve të lënduar në kampin e Real Madrid janë këta: Rodrygo Goes, Eden Hazard, Fede Valverde, Sergio Ramos, Lucas Vazquez, Alvaro Odriozola, Eder Militao dhe tani Marcelo./Lajmi.net/