Real Madrid po ‘dominon’ ndeshjen, mungon vetëm goli

Real Madrid dhe Getafe e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë 0-0.

Sport

09/02/2021 21:45

Vendasit janë duke kontrolluar lojën në përgjithësi, sikurse në aspektin e krijimit të rasteve dhe në posedim të topit, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Getafe po mundohet ndërmjet kundërsulmeve që të krijoi raste, mirëpo deri tani kanë dështuar.

Lojtari më i dalluar në pjesën e parë ishte braziliani, Marcelo, i cili gjendej në çdo cep të fushës.

Rasti më i mirë në ndeshje ishte ai në minutën e 14-të, kur Karim Benzema goditi traversën./Lajmi.net/