Rritet vlera e skuadrës së Atleticos, e kalon Realin, por jo Barcelonën
Atletico Madridi kohën e fundit është duke shkëlqyer në La Liga.

Sport
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone nuk di për humbje kohën e fundit duke qenë në kreun e La Ligas, tetë pikë më shumë se dy rivalët Real dhe Barcelona, derisa kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton lajmi.net.
Forma e mirë e lojtarëve ka bërë që “Los Rijoblancos” të kenë ngritje në vlerën e skuadrës.
Sipas Transfermarkt, Atletico ka kaluar rivalin Real Madridin nëse flasim për vlerën e skuadrës.
Vlera e Atleticos është 769 milionë euro, derisa e Realit vlen 750 milionë euro.
Sidoqoftë, në krye mbetet Barcelona si skuadra më e vlefshme spanjolle me 800 milionë euro./Lajmi.net/
?? ¡El Atleti adelanta al Real
Madrid en valor de plantilla!⬆️ ATLETI: 769 M
⬇️ REAL MADRID: 750 M
El BARÇA se mantiene el primero con
800 M de valor. (Vía ‘Transfermarkt’) pic.twitter.com/PbB3Ukk5yZ— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 9, 2021