Hazard thyen heshtjen pas lëndimit, flet edhe për idollët e fëmijërisë

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard është dekluar lidhur me lëndimin e fundit.

Sport

08/02/2021 22:21

Që nga kalimi në “Santiago Bernabeu”, belgu s’ia ka dal të gjejë formën shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe afatgjatë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Hazard thotë se këto lëndime i kanë mundësuar të kalojë kohë me fëmijët e tij.

“Lëndimet nuk janë fundi i botës për mua sepse kalojë kohë me fëmijët, kur je i vetëm dhe lëndimet mund të jenë të vështira, por jam me fat që kam familjen të me mbështes”, tha fillimisht ai.

Tutje, zbuloi se pos Zidanes që e ka pranuar edhe më herët, lojtari tjetër që i pëlqen është edhe Thierry Henry.

“Lojtarët që i shikoja ishin Zinedine Zidane dhe Thierry Henry dhe është vështirë për mua të pranojë shkaku i lidhjes me Chelsean, por vërtetë e pëlqeja skuadrën e Arsenalit atë kohë”, përfundoi ai.

Kohën e fundit, flitet për një rikthim të Hazardit te “Blutë” në afatin e ardhshëm veror./Lajmi.net/