Nga Vetëvendosje i përgjigjen Mustafës: Kemi me të shkarku edhe ty, si Veliun
Pas një statusi, ku kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, fyeu kundërshtarët dhe ata që po e kritikojnë partinë e tij në studio televizive, një paralajmërim për të ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lajme
Mustafa u paralajmërua për një lloj shkarkimi, sikurse kishin bërë me Ministrin e Brendshëm në detyrë, Agim Veliun.
Një paralajmërim të këtillë e ka bërë kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nëpërmjet Facebook.
Postimi i plotë:
Isa paska kërku qytetarët me votu Dullën që ai me formu qeverinë.
E pse Isë tash po ju drejtohesh qytetarëve, se para nja 6 muajve thojshe që nuk vendos qytetari kush e formon qeverinë?
Isë, në Parlament kam thanë që mas Agimit e Dullës edhe ty kena me t’shkarku, e tash edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk të shpëton më! /Lajmi.net/