Plagosja në Prishtinë, viktima është jashtë rrezikut për jetë
Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një plagosje në Prishtinë në afërsi të rrugës "UÇK".
Lajme
Viktima i dyshuar është Rinor Grajçevci. Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se në vend-ngjarje janë dëgjuar 4 të shtëna armësh.
Ky është i riu që u plagos sonte në Prishtinë, dërgohet në QKUK
I plagosuri është dërguar menjëherë në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja është stabile. E kemi bërë një CT, mirëpo sipas të gjitha gjasave është jashtë rrezikut për jetë”, tha për lajmi.net Ejup Govori, mjek kujdestar në QKUK. /Lajmi.net/
?LIVE: Plagosja në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes, i riu është dërguar në QKUK
Posted by lajmi.net on Wednesday, February 3, 2021