Ky është i riu që u plagos sonte në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Të shtëna me armë zjarri pati para pak minutash në qendër të Prishtinës, saktësisht tek rruga ‘UÇK’.

Lajme

03/02/2021 21:30

Lajmi. net mëson se në këtë rast janë shtënë katër plumba në drejtim të një të riu.

I plagosur nga këto të shtëna me armë zjarri ka mbetur Rinor Grajçevci, i cili tashmë është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti në fjalë u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, ku u theksua se në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet kompetente për të hetuar rastin nga afër.

Të njëjtit tashmë janë në kërkim të të dyshuarve./Lajmi.net/

Të shtëna me armë zjarri tek Qafa në Prishtinë, plagoset një person