Tjetër lëndim për Hazard, rrezikon mungesën në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard sërish ka probleme muskulore.
Sport
Belgu dje nuk ishte i pranishëm në stërvitje, ndërsa sot (e mërkurë) ka bërë stërvitje të plotë, por gjatë stërvitjes ndjeu dhimbje, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit të Goal, Hazard ka probleme muskulore që do e mbajnë jashtë fushe për rreth tre ose katër javët e ardhshme.
Kjo e bën shumë të vështirë që Hazard të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve me 24 shkurt 2021.
Pritet në orët në vijim komunikata zyrtare e skuadrës./Lajmi.net/