Real Madridi mund t’i zgjedh tri probleme me transferimin e Alabas

Real Madrid ka marrëveshje paraprake me mbrojtësin David Alaba.

Sport

03/02/2021 08:39

Austriaku do nënshkruajë për katër edicionet e ardhshme dhe ka kryer testet mjekësore, transmeton lajmi.net.

Me ardhjen e tij, Madridi mund të mbulojë tre pozita, sepse në vitet e fundit ai ka pasur probleme se ku do jetë titullarë, si mbrojtës i krahut të majtë apo qendërmbrojtës.

Pozita në krahun e majtë:

Marcelo ka bërë historinë me Madridin në krahun e majtë, por shihet se koha e tij ka mbaruar, ngase Reali ka nevojë më shumë gola.

Momentalisht, Ferland Mendy ia ka zërë pozitën, por francezi ka regjistruar vetëm një gol dhe dy asistime, andaj Alaba mund të jetë zgjedhja e duhur për “Los Blancos”.

Do ishte interesante të ndërtohet mbrojtja nga Carvajal, Ramos, Varane dhe Alaba.

Qendërmbrojtës nëse Sergio Ramos largohet

Debati momental është vazhdimi me ose pa Ramosin. Vendimi është tejet i rëndësishëm sepse spanjolli kërkon kontratë dyvjeçare, derisa Reali i ofron vetëm një.

Në rast që ai largohet, austriaku mund ta zëvendësojë mjaftë mirë ngase momentalisht është duke luajtur në atë pozitë te “Bavarezzët”.

Qendërmbrojtës në vend të Varanes

Në rast që Ramosi vendos të qëndrojë, atëherë do këtë garë mes Alabas dhe Varane.

Nëse austriaku ia del të jetë në formacionin bazë, atëherë Zidane do të këtë një lider si Ramosi dhe një lojtar mjaftë të mirë me top si Alaba.

Sidoqoftë, tekniku francez vazhdon ta sheh të padiskutueshëm dyshen Ramos-Varane, pavarësisht lëndimeve ose penalltive.

Ndërkohë, kujtojmë se Alaba do fitojë rreth 11 milionë euro për sezon./Lajmi.net/