Për arsye të panjohura, Hazard nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të Real Madrid

Burime të shumta kanë raportuar se Eden Hazard nuk u stërvit me skuadrën e Real Madrid gjatë ditës së sotme.

Sport

02/02/2021 19:13

Marca fillimisht njoftoi se belgu kishte pësuar shqetësime në muskuj dhe ishte në dyshim për ndeshjen Huesca, mirëpo më vonë e kanë fshirë këtë raportim.

Diario AS, një tjetër gazetë me qendër në Madrid, pretendon se nuk kishte asgjë serioze me Hazard dhe se ai duhet të ishte gati për ndeshjen, shkruan lajmi.net.

Më në fund, Mario Cortegana i Goal raportoi se 30-vjeçari nuk u stërvit për shkak të lodhjes.

Këtë sezon deri më tani, Hazard ka luajtur 631 minuta në 13 ndeshje, duke shënuar tre gola.

Shënim: Duke marrë parasysh që dy prej raporteve kundërshtojnë njëra-tjetrën, ne ju inkurajojmë të prisni për një njoftim zyrtar nga klubi; pasi mundet edhe të mos ketë ndonjë gjë shumë serioze për belgun./Lajmi.net/