Real Madridi konfirmon shërimin e Zidanes nga COVID-19

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është shëruar nga COVID-19 dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Sport

02/02/2021 14:33

Tekniku francez ishte pozitiv me COVID-19, andaj humbi dy ndeshjet e fundit, mirëpo tani është shëruar plotësisht, meqenëse ka dal dy herë negativ, transmeton lajmi.net.

Reali përmes një komunikate bëri të ditur se Zidane i është ribashkuar skuadrës në vikend.

Nga ana tjetër, në stërvitje janë rikthyer edhe treshja si Lucas Vazquez, Dani Carvajal dhe Sergio Ramos që vuanin nga lëndimet.

Ndërkohë, presidenti i klubit Florentino Perez ka dal pozitiv me COVID-19./Lajmi.net/