Zbulohet mënyra e vetme se si Ramos mund të qëndrojë në Real Madrid

Sergio Ramos akoma nuk ka rinovuar kontratën e tij me Real Madrid e cila skadon në verë të këtij viti.

Sport

29/01/2021 09:36

Raportime të shumta në Spanjë ka pasur mbi këtë çështje, duke thënë se Ramos ka refuzuar ofertën e propozuar nga Los Blancos.

Besohet se kapiteni dëshiron që të ketë dy vite rinovim në kontratë dhe jo vetëm një, ngjashëm sikurse mesfushori Luka Modric, shkruan lajmi.net.

La Sexta TV tani ka raportuar se e vetmja mënyrë që Ramos të rinovojë me Galaktikët është nëse telefonon personalisht presidentin Florentino Perez dhe pranon ofertën e klubit.

Vitin e kaluar u spekulua se Spanjolli mund të largohet drejt Anglisë, pikërisht në klubin e Manchester United./Lajmi.net/