Osmani uron kryetarin e ri të CDU-së: Kam besim se do të vazhdojë trashëgiminë e Angela Merkel
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU-së, Armin Laschet.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar se ka besim që Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e Kancelares Angela Merkel.
“Urime jashtëzakonisht të përzemërta për Armin Laschet për zgjedhjen si kryetar i ri i CDU’së. Kam besim se z. Laschet do të vazhdojë trashëgiminë e jashtëzakonshme për kancelares Merkel. Mezi pres që të punojmë sëbashku për të promovuar vlerat evropiane dhe për të avancuar marrëdhniet mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Extending warm congratulations to @ArminLaschet on becoming the new @CDU leader. I am confident that Mr. Laschet will continue the remarkable legacy of Chancellor Merkel. I look forward to working together on promoting ?? values & advancing ?? ?? relations. pic.twitter.com/7MF5NDC3AD
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) January 16, 2021