Reshjet e borës, policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion pas reshjeve të borës që kanë filluar të bien.

Lajme
Përmes një njoftimi për media, PK kërkon nga shoferët përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngricam.
“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezentë në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në njoftim.
Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdojë të paktën për disa ditë dhe vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit. /Lajmi.net/