Agjenti i Pogbas, Raiola nis negociatat me PSG-në

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund t'i bashkohet PSG-së në verë pasi agjenti Mino Raiola ka nisur negociatat me klubin francez.

Sport

13/01/2021 15:12

Trajneri Mauricio Pochettino është duke vëzhguar mesfushorin dhe e ka bërë prioritet transferimin e francezit gjatë verës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Pogba nuk është i lumtur në “Old Trafford” dhe në verën e ardhshme pritet të bëhet me skuadër të re.

Sipas Todofichajes, Raiola ka nisur negociatat me kampionin e Francës për këtë lëvizje gjatë verës.

Sidoqoftë, të interesuar për 27-vjeçarin mbesin ish klubi i tij, Juventus dhe gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Por, tani Pogba është i fokusuar vetëm të Unitedi sepse synon të fitoi trofeun e Premierligës./Lajmi.net/