Takohen Lajçak e Reeker në Bruksel, flasin për koordinimin SHBA-BE dhe paralajmërojnë veprime

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka takuar sot në Bruksel ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Bota

12/01/2021 14:11

Këtë e ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në Twiter. Siç ka njoftuar ai në këtë takim është diskutuar për ripërtëritjen tashmë të konfirmuar të raporteve të forta në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe gjithashtu bashkëpunimin për Ballkanin Perëndimor.

” Mirëprita në Bruksel, sot Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Phil Reeker. Ne konfirmuam bashkëpunimin e ripërtërirë të fortë me Ballkanin Perëndimor. Ne kemi folur gjithashtu për situatën në rajon në detaje dhe për aktivitetet e ardhshme”, ka shkruar Lajçak. /Lajmi.net/