Çka shkroi PSD në muret e Stacionit të Policisë para arrestimit
Disa aktivistë të PSD-së përfshirë edhe kreun e këtij subjekti, Dardan Molliqajn janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pas një aksioni para hyrjes së stacionit policor.
Lajme
Ata u arrestuan pasi që kanë shkruar në murin e objektit të policisë “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.
Ky reagim i tyre vjen si kundërshtim ndaj gjobave që po u jepen qytetarëve për mos respektim të masave antiCOVID dhe jo partitë që tashmë kanë nisur parafushatën.
as kësaj nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se në polici janë shoqëruar 16 persona, të cilët zhvilluan një aktivitet të paparalajmëruar për shkrimin e grafiteve në sipërfaqen muralet ë stacionit policor ‘Qendra’.
“Përkundër faktit që këta persona paraprakisht janë këshilluar nga policia për veprimet e tilla të palejuara, të njëjtit duke shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, (duke tërhequr pjesëtarët e policisë), shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare, kanë arritur të dëmtojnë muralet e stacionit policor me grafitet e tyre të vendosura aty”, tha për lajmi.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Lajmi.net/
