Teknologjia e re e Anglisë, tanket që s’shihen nga armiku

Një teknologji e re maskimi për tanket është testuar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është një “shtresë”, e cila zvogëlon mundësinë që tanku të shihet me shumë vështirësi, raporton The Defense Post.

Auto & Tek

11/01/2021 20:11

Dizajni i veshjes së re, i quajtur “kamuflazh digjital”, përbëhet nga një përzierje me pesë ngjyra, me veti të ndryshme termike dhe infra të kuqe, e cila është e përshtatshme për zonat rurale dhe ato urbane.

Distanca optimale që kjo teknologji të ketë efikasitetin më të lartë është midis 300 dhe 1000 metra, dhe ky është diapazoni në të cilin zhvillohen shumica e betejave të tankeve, transmeton Lajmi.net. Qëllimi i dizajnit është t’u japë ushtarëve disa sekonda shtesë për veprimin e parë, derisa armiku të vërejë tankun.

Përveç sigurimit të kohës shtesë të reagimit, kjo teknologji ka punuar mirë edhe kundër inteligjencës artificiale. domethënë dronët që operon. /Lajmi.net