Juventusi konfirmon lëndimet e Dybala, Chiesa dhe McKennie, argjentinasi mungon 20 ditë

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala dhe dy mesfushorët Federico Chiesa dhe Weston McKennie kanë bërë testimet për lëndimet e djeshëm që pësuan ndaj Sassuolos.

Sport

11/01/2021 16:28

Argjentinasi ka pësuar lëndim në shkallën e dytë të ligamentit të gjurit të majtë dhe do jetë jashtë fushës së gjelbër për 15-20 ditët e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Kurse, sa i përket dyshes McKennie dhe Chiesa, dy lojtarët nuk kanë ndonjë problem serioz dhe do vazhdojnë të trajtohen në ditët në vijim.

Mungesa e madhe do jetë Dybala që nënkupton që do humbasë disa sfida, e ndër to do jetë edhe kundër rivalit Inter.

Lajm i mirë për skuadrën e Conte është rikthimi i Alvaro Moratas, që nënkupton se Cristiano Ronaldo nuk do jetë sulmuesi i vetëm në skuadër./Lajmi.net/