Nis protesta kundër Qeverisë Kurti, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikat dhe vendimet e Qeverisë, të cilat i konsiderojnë të dëmshme për vendin. Organizatori i protestës, Durim Aliu, kishte thënë në një intervistë për “Vox Kosova” se gjendja ekonomike…
Lajme
Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikat dhe vendimet e Qeverisë, të cilat i konsiderojnë të dëmshme për vendin.
Organizatori i protestës, Durim Aliu, kishte thënë në një intervistë për “Vox Kosova” se gjendja ekonomike në vend është arsyeja kryesore që e ka shtyrë të organizojë këtë protestë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe jo shkarkimin e ministrave, pasi, sipas tij, ministrat e emëruar nga Kurti kanë të njëjtën qasje.
“Ju kisha bërë thirrje të gjithëve që të mos kërkojnë shkarkime të ministrave. Unë mendoj që cilindo që e emëron Kurti ministër, këta janë të njëjtë”, ka deklaruar Aliu.